24 tetor 2016
Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou mori pjesë në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mbajt në Kosovë më 22-24 tetor 2016. Gjatë një diskutimi në panel për integrimet evropiane dhe procesin e reformave, zj. Papadopoulou foli për mandatin e tanishëm të EULEX-it dhe angazhimeve për ta fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë.