Lajme

Studentë të studimeve Masters vizitojnë Pallatin e Drejtësisë

20 janar 2017

Më 19 janar 2017, Malcolm Simmons, Kryetari i gjyqtarëve të EULEX në Kosovë, pranoi në Pallatin e Drejtësisë studentë të studimeve Masters Evropian për të drejtat e njeriut dhe demokratizim (EMA) dhe nga Qendra Evropiane Ndëruniversitare/Interuniversity Centre (EIUC) në Venecia. Gjatë vizitës, gjyqtari Summons foli rreth mandatit ekzekutiv të EULEX-it dhe rreth aktiviteteve që gjyqtarët nga EULEX-i i zhvillojnë në gjyqësorin e Kosovës.

Studentët e shfrytëzuan këtë vizitë për të bërë pyetje rreth sfidave dhe arritjeve të gjyqtarëve nga EULEX-i në Kosovë gjatë këtyre viteve. Më tej, kjo vizitë mundësoi shkëmbim frutdhënës të mendimeve në lidhje me të drejtat e njeriut në Kosovë.