06 shkurt 2017
Më 3 shkurt, Shefja e Misionit EULEX, znj. Alexandra Papadopoulou, takoi Kryesuesen e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane, znj. Njomza Emini, dhe diskutoi për përpjekjet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit në kontekstin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me BE-në, mandatin aktual të EULEX-it dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.