Lajme

Shefja e Misionit EULEX u takua me delegacionin e IHEDN

27 shkurt 2017

Një delegacion prej Institutit Francez për Studime të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (Institut des Hautes Etudes de Défense Nationale - IHEDN) e vizitoi EULEX-in dhe u takua me Shefen e Misionit, zj. Alexandra Papadopoulou. Ajo i njoftoi ata për mandatin e ri të misionit (prej muajit qershor 2016), tranzicionin progresiv të aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit (MMK) tek aktorët tjerë, transferimin e lëndëve tek institucionet e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e reformave. Diskutimi që pasoi u fokusua kryesisht në progresin e Kosovës dhe sfidat e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit. Delegatët në veçanti ishin të interesuar lidhur me përpjekjet për luftimin e korrupsionit, si dhe sfidat e tanishme në gjyqësor. "Fuqizimi i sundimit të ligjit është një proces i vazhdueshëm dhe kompleks, prandaj, në këtë kontekst, me rëndësi është që të sigurohet qëndrueshmëria e reformave të bëra," tha në fund Shefja e Misionit.