Lajme

Drejtësi për krimet e luftës – bashkëpunimi i shtuar gjyqësor është i nevojshëm

28 mars 2017

Qendra humanitare juridike në Kosovë publikoi raportin e saj të vitit 2016 për krimet e luftës dhe krimet të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë. Raporti u prezantua gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët, me pjesëmarrjen e Ministrja e Drejtësisë, Ambasadorit Britanik në Kosovë, Kryeprokurorit nga PSRK, dhe Këshillit Gjyqësor i Kosovës. Në këtë prezantim EULEX-i u përfaqësua nga Udhëheqësja e Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, gjyqtarja Katja Dominik.

Gjatë fjalimit hyrës, zj. Dominik foli rreth kontributit që EULEX-i ka dhënë për shqyrtimin e rasteve të krimeve të luftës. “Dëshiroj të theksoj se që nga fillimi në vitin 2008 dhe deri më tani, EULEX-i ka gjykuar 38 raste të krimeve të luftës, nga hetimet deri tek faza përfundimtare në gjykatë. Procesi ka dalë të jetë i gjatë dhe i vështirë. Siç e dimë të gjithë, çështja e deklaratave të dëshmitarëve është shumë e ndjeshme, jo vetëm për shkak se dëshmitarët shpesh vuajnë nga përvoja traumatike, por ata gjithashtu janë të rrezikuar nga frikësimet dhe kërcënimet.” tha zj. Dominik.  Ajo shpjegoi se për shkak të ndryshimeve të mandatit të EULEX-it që nga viti 2014, ndjekja penale e krimeve të luftës dhe e krimeve të pasluftës është bërë, dhe do të vazhdojë të bëhet, detyrë e gjyqësorit vendas. “Aktualisht jemi duke u përgatitur që të gjitha rastet t’i bartim deri në qershor 2018.  Jemi të përkushtuar që të sigurojmë se ky transfer të bëhet me rregull dhe të mos rezultojë në shkelje të të drejtave të dëshmitarëve dhe viktimave”, theksoi ajo.

Pas fjalimeve hapëse, panelistët diskutuan rreth konstatimeve dhe sfidave në lidhje me gjykimet e krimeve të luftës dhe mënyrës se si të ecet përpara me rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin rajonal në gjyqësorin. Të pranishëm gjatë diskutimeve ishin edhe ushtruesja e detyrës së Kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, zj. Elka Ermenkova, prokurorja nga PSRK Valeria Bolici, dhe Edward Gold nga Njësia e EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës. 

Gjatë diskutimeve në panel, Valeria Bolici theksoi zvogëlimin e mandatit të EULEX-it dhe shpjegoi se zgjerimi i bashkëpunimit gjyqësor në këtë rajon është i domosdoshëm për sjelljen e të pandehurve para drejtësisë dhe për ofrimin e drejtësisë viktimave. Ajo shtoi se është jetike të sigurohet që provat e mbledhura nga hetues dhe prokurorë të EULEX-it të lejohen të përdoren nëpër gjykime në të ardhmen. Ndryshimet ndaj regjimeve aktuale të provave që i rregullojnë çështjet e deklaratave të dëshmitarëve në procedurë paraprake do të ndihmonin shumë për të siguruar që kalimi i kohës të mos ketë ndikim negativ mbi ruajtjen e provave. Bolici përfundoi duke thënë se në afatin e afërt, rruga para nesh përfshinë mbështetje më vendimtare si në kategoritë juridike ashtu edhe në strategjitë prokuroriale të përdorura në përvojën e tribunaleve ndërkombëtare për raste penale.