Lajme

EULEX-i mban seminar për luftimin e trafikimit të armëve të zjarrit

21 prill 2017

Sot, EULEX-i mbajti një konferencë me pjesëtarë të lartë të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit për luftimin e trafikimit të armëve të zjarrit. Konferenca, e cila u organizua bashkërisht nga EULEX-i dhe Europoli,  u vijua nga pjesëtarë të lartë të policisë së Sllovenisë dhe të policisë së Kosovës, ku ata diskutuan rreth aspekteve teknike të trafikimit të armëve të zjarrit.

Në këtë konferencë po ashtu pati të pranishëm nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), të cilët i paraqitën aktivitetet e tyre të fokusuara në kontrollimin dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë dhe shtetet fqinje të saj. Ky është seminari i parë i policisë së nivelit ekzekutiv i mbajtur në Kosovë rreth temës së prodhimit dhe posedimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të vogla.

Fjalimi i hapjes u dha nga Mensur Hoti, zëvendësministër i punëve të brendshme drejtor i sigurisë publike. Ai e mirëpritmi rastin dhe iniciativën për bashkëpunim të mëtejmë për parandalimin dhe diskutimin e aktiviteteve kriminale ndërkombëtare në mbarë rajonin.

Thomas Guetlein, këshilltar nga EULEX-i për departamentin e hetimeve, foli rreth  aktiviteteve të Misionit në Kosovë në lidhje me ofrimin e mbështetjes strategjike menaxhmentit të lartë të PK-së. Në këtë konferencë po ashtu ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të lartë të PK nga njësia e hetimeve, njësia për luftimin e krimeve të organizuara dhe njësia për bashkëpunim  ndërkombëtar për sundim të ligjit.