28 prill 2017
Si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të OSBE-së dhe EULEX-it për të rritur transparencën e gjyqësorit në Kosovë, përfaqësueset nga Dhomat e Specializuara, gjegjësisht Administratore Dr. Fidelma Donlon, dhe shefja e Njёsisё pёr Informim dhe Komunikim me Publikun, Avis Beneš, mbajtën një seancë informuese me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile në Kosovë. Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, dhe Kryesuesja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, e hapën takimin.
Ngjarja, e mbajtur nën ombrellën e Forumit për Transparencë në Drejtësi, është e pari e kësaj natyre dhe ishte një mundësi për pjesëmarrësit që të njoftohen me mënyrën e funksionimit, mandatin dhe hapat e ardhshëm të Dhomave të Specializuara. Ngjarja u pasua me seancë pyetje-përgjigje që ndërlidheshin me aspekte të ndryshme të funksionimit dhe operimit të Dhomave të Specializuara.
Forumi për Transparencë në Drejtësi, iniciativë e përbashkët e OSBE-së dhe EULEX-it, është platformë për ngritjen e transparencës së sistemit gjyqësor të Kosovës. Forumi organizon diskutime dhe shërben si hapësirë për komunikim të vazhdueshëm mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë.