10 maj 2017
Dje, Zyra e BE-së në Kosovë shënoi Ditën e Evropës duke organizuar aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën.
Punonjës nga EULEX-i morën pjesë në aktivitete të ndryshme, duke dhënë shpjegime rreth rolit dhe mandatit të EULEX-it dhe duke shpërndarë materiale promovuese.
Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, së bashku me Shefen e Zyrës së BE/Përfaqësuesen Speciale të BE Nataliya Apostolova dhe Ministren për Integrime Evropiane Mimoza Ahmetaj, iu bashkua aktiviteteve të mbajtura në qendrën e Prishtinës.
EULEX-i po ashtu ishte i pranishëm në Bruksel. Një ekip nga Zyra për shtyp dhe informim publik mori pjesë në evenimentet Open Day/Ditë e Hapur në ndërtesën e EEAS/ShJEV, duke iu bashkëngjitur kolegëve nga Misione të tjera të CSDP/PPSM nga mbarë bota. Ky eveniment u vizitua nga mijëra vizitorë.
Dita e Evropës shënohet çdo vit më 9 maj për të festuar paqen dhe unitetin në Evropë. Këtë vit Dita e Evropës shënon 60 vjetorin e Bashkimit Evropian. Tema në këtë vit ka qenë arsimi.