22 maj 2017
Dje, disa pjesëtarë të një ekipi vlerësues nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve në Uashington, DC e vizituan EULEX-in për t’i identifikuar prioritetet e ndihmës përkitazi me sundimin e ligjit për Kosovën. Pjesëtarët e ekipit nga Zyra Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe për Zbatimin e Ligjit (INL) u takuan me shefat e Sektorëve për Fuqizim dhe Ekzekutiv të EULEX-it për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të sektorit të drejtësisë në Kosovë. Ekipi nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve diskutoi për fushat në të cilat ndihma e INL-së do të ishte më efektive për përforcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Që prej fillimit të Misionit, SHBA-të kanë dërguar personel të ndryshëm – gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, dhe ekspertë të fushave të ndryshme – në EULEX për t’i mbështetur institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.