29 qershor 2017
Një delegacion i Parlamentit Shtetëror të Bavarisë në Gjermani e vizitoi misionin EULEX Kosova dhe u takua me Zëvendës Shefin e Misionit, z. Bernd Thran. Ata u informuan lidhur me mandatin e Misionit dhe shkëmbyen pikëpamje lidhur me progresin e Kosovës dhe për sfidat në fushën e sundimit të ligjit.