Lajme

EULEX-i dhuron vetura ministrive të Kosovës

21 gusht 2017

EULEX-i i ka dhuruar katër vetura Ministrisë së Administratës Publike dhe dy vetura Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si donacion për institucionet e Kosovës.

EULEX-i ka traditë të gjatë të dhurimit të veturave dhe pajisjeve të tjera institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat për ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.