Lajme

Përfaqësimi ligjor i drejtë dhe i qëndrueshëm – ‘Mësimet e mësuara’ të D4J

18 shtator 2017

Prokurori i EULEX-it Drew G. Engel ligjëroi në punëtorinë e quajtur ‘Mësimet e mësuara’ të organizuar javën e kaluar nga programi “Demand 4 Justice” (D4J), një klinikë juridike e drejtpërdrejtë për përfaqësim ligjor pro bono (pa pagesë) të personave që kanë nevojë për ndihmë.

Gjatë diskutimit të tij, Engel bashkë me avokatët dhe studentët e D4J i adresuan një numër të çështjeve për përmirësimin e funksionimit të këtyre klinikave dhe propozimet për ta zgjeruar shtrirjen e tyre. Engel e theksoi rëndësinë e përfaqësimit ligjor të drejtë dhe të qëndrueshëm të personave nëpërmjet këtyre klinikave, si dhe vlerën e përvojave të cilat studentët e rinj të juridikut i marrin përmes programit D4J.