31 tetor 2017
Dje, EULEX-i ia dorëzoi 30 automjete Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto donacione u bënë për Inspektoratin Policor të Kosovës, Agjencinë e Regjistrimit Civil, Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim dhe Departamentit për Siguri Publike.
Ceremonia e dhënies së këtij donacioni u mbajt në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë ku të pranishëm ishin Zv. Shefi i Misionit EULEX Bernd Thran dhe Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj.
EULEX-i e ka një traditë të gjatë të dhurimit të automjeteve dhe pajisjeve tjera institucioneve të Kosovës në mbështetje të iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimit të praktikave më të mira.