26 janar 2018
Zëvendës Shefi i EULEX Kosova, Bernd Thran, së bashku me Këshilltarin Doganor për MIK të EULEX-it, Alan Wilson e vizitoi dje lokacionin e Pikë Kalimit të Përbashkët (PKP) në Merdare. Ata u pritën nga Shefi i Zyrës së UNOPS-it për Prishtinë, Brendan Keirnan, i cili është përgjegjës për menaxhimin e zbatimit të këtij projekti të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. PKP-ja e sapo ndërtuar në Merdare do të jetë karakterit ekologjik dhe do ta shkurtojë dukshëm kohën e pritjes për udhëtarët.
Shefi i Zyrës së UNOPS-it për Prishtinë, Brendan Keirnan duke u dhënë hollësi Zëvendës Shefit të EULEX-it Bernd Thran dhe Këshilltarit Doganor për MIK të EULEX-it, Alan Wilson për punimet në Pikë Kalimin e Përbashkët (PKP) në Merdare.
Kur të hapet ajo pjesërisht për qarkullimin e automjeteve në maj të vitit 2018, Merdare do t’i ketë disa karakteristika të ndryshme ekologjike, nga pesë korsi për qarkullimin e automjeteve në secilin drejtim, objektet dhe pajisjet më moderne, si dhe do të jetë ajo që z. Thran e përshkruan si "mbase PKP-ja më moderne dhe bindshëm më mbresëlënësja në Ballkanin Perëndimor ".
Zyrtarët e EULEX-it së bashku me personelin e UNOOPS-it duke e inspektuar Pikë Kalimin e Përbashkët të ri në Merdare dhe ambientet moderne të tij.
Ai shtoi: "Ky është një hap i madh përpara, ndërsa ne mund ta falënderojmë Dialogun për të: kjo do ta përmirësojë efektivitetin dhe aftësitë e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e rregullave dhe standardeve të BE për Menaxhimin e Integruar të Kufirit".
Në atë që konsiderohet përparim në ndërtimet ekologjike, kulmi mbi ndërtesat administrative do të përmbajë një sistem të madh të paneleve diellore, të cilat gjatë verës do të jenë në gjendje ta furnizojnë me energji elektrike tërë PKP-në 24 orë në ditë.
Shefi i Zyrës së UNOPS-it për Prishtinë, Brendan Keirnan duke ia sqaruar Zëvendës Shefit të EULEX-it projektin final dhe shfrytëzimin e mbulojës sipër ndërtesave administrative që parashihet ta përmbajë një sistem të madh të paneleve diellore për ta furnizuar me energji elektrike tërë PKP-në 24 orë në ditë.
Z. Keirnan shpjegoi se ujërat e kulluara nga rruga, të cilat shpesh përzihen me benzinë dhe ndotës të tjerë nga qarkullimi i automjeteve, do të rrjedhin nëpër një sistem natyral të filtrimit të tyre.
"Ujërat e kulluara do të mblidhen në një pellg dhe aty do të mbillen bimë të caktuara të cilat i zbërthejnë ndotësit dhe pastrojnë ujin në mënyrë të natyrore. Më pas, uji i pastruar nëpërmjet një tubi kapërderdhës kthehet në rrjedhat e afërta natyrore të ujit pa i ndotur ato".
Pikë Kalimi i Përbashkët i ri në Merdare me kapacitet prej pesë korsive për qarkullim në secilin drejtim.
Për më tepër, pritet që deri në shtator 2018 kjo PKP do ta ketë kapacitetin e plotë për t’i mbuluar të gjitha pesë korsitë e qarkullimit për secilin drejtim, prej të cilave fillimisht në muajin prill/maj do të hapen nga tri korsi për qarkullim, gjë që do t’i zvogëlojë ndjeshëm radhët e gjata me të cilat ballafaqohen shpesh herë mysafirët e përvitshëm nga diaspora pasi që PKP-ja e tanishme mundëson qarkullimin e automjeteve me nga vetëm një korsi për secilin drejtim.
Shefi i Zyrës së UNOPS-it për Prishtinë, Brendan Keirnan duke i sqaruar zyrtarëve të EULEX-it mënyrën e shfrytëzimit të ambienteve moderne dhe efektit të tyre në përmirësimin e sigurisë, rritjen e të hyrave dhe mbi të gjitha ofrimin e kushteve më të mira për punë për personelin që do të punojë aty.
Në këtë PKP do të ndërtohen objektet më moderne që ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë dhe ndihmojnë në sigurimin e të ardhurave shtesë për buxhetin e Kosovës, si dhe do të përmirësohen dukshëm kushtet e punës për personelin që do të punojë aty.
Shefi i Zyrës së UNOPS-it për Prishtinë, Brendan Keirnan duke ia sqaruar së bashku me zyrtarët e EULEX-it duke i inspektuar ambientet moderne të cilat do t’i përmirësojnë dukshëm kushtet e punës për personelin që do të punojë aty.
Buxheti për tërë këtë projekt është 11 milion €, ndërsa dy PKP-të tjera aktualisht janë në fazën e planifikimit ose ndërtimit, njëra në Mutivodë e tjetra në Bërnjak, të cilat gjithashtu janë duke u zbatuar nga UNOPS-i.
Pamjet në 3D të projektit final - Pikë Kalimin e Përbashkët në Merdare.