31 janar 2018
Dje, prokurorja nga EULEX-i Ewa Korpi bëri një prezantim në tryezën e rrumbullakët me temën ‘Kush e përcakton agjendën për raportim rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit’.
I organizuar nga BIRN në Kosovë, ky diskutim, mes të tjerash, u përqendrua në temat për qasjen në informata si kriter për të siguruar raportim cilësor rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Raporti i prokurorive me mediat duhet, për aq sa është e mundur, të karakterizohet me transparencë dhe qasshmëri, duke i pasur parasysh rregullat e konfidencialitetit dhe interesat e mundshme të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve. Përmes një qasjeje të hapur, secili mund të ndihmojë të sigurojë që mbulueshmëria të jetë sa më e saktë dhe e gjithanshme.
Raportimet nga mediat në përgjithësi, dhe veçanërisht gazetaria investigative nga gazetarë të asociuar apo të pavarur, apo edhe OJQ-të, janë në mesin e burimeve më të rëndësishme të ngritjes së vetëdijesimit publik rreth korrupsionit.