21 maj 2018
Përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, Kroacisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Sllovenisë dhe Kosovës morën pjesë në një Konferencë Rajonale dy-ditore të Drejtuesve të Policive prej 17 deri 18 maj 2018.
Një numër i diskutuesve ndërkombëtarë nga sfera akademike dhe ajo e zbatimit të ligjit në suaza ndërkombëtare ju drejtuan të pranishmëve lidhur me kërcënimet dhe rreziqet strategjike që i paraqesin krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi.
Nikoqir i kësaj konference ishte Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha dhe u ndihmua nga Misioni EULEX.
EULEX-i i mbështet fuqishëm agjencitë policore të rajonit në qasjen e tyre për ta zhvilluar dhe rritur më tej bashkëpunimin për sigurinë e qytetarëve të tyre.