06 gusht 2018
EULEX-i i ka dorëzuar pajisje dhe orendi për zyre Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si donacion për Komunën e Mitrovicës veriore, Komunës së Leposaviqit, Komunës së Zveçanit dhe Komunës së Zubin Potokut.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të tyre ishin z. Muhamed Çuni në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Shefi i Shërbimeve Teknike të EULEX-it z. Julien Feuillet.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit, donacionin për Komunën e Mitrovicës Veriore e pranoi zj. Adrijana Hodzic, Zyrtare Ekzekutive Kryesore e Komunës së Mitrovicës Veriore.
EULEX-i ka një traditë të gjatë të dhënies së donacioneve për institucionet e Kosovës në mbështetje të iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.