Lajme

Një delegacion i policisë suedeze e vizitoi EULEX-in

08 nëntor 2018

Më 8 nëntor, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, i priti disa përfaqësues të Policisë së Suedisë që po vizitojnë Kosovën si pjesë e një misioni vlerësues dy-ditor në kuadër të bashkëpunimit EULEX-EUROPOL.

Përveç takimit me Shefen e EULEX-it, Rolf Landgren, Kryeinspektor në Policinë Kombëtare të Suedisë dhe Sandra Vukotic, Shefe e Njësisë për Politika dhe Analiza në Divizionin për Çështje Ndërkombëtare të Policisë së Suedisë u takuan edhe me një numër të zyrtarëve tjerë të EULEX-it me qëllim që ta bëjnë një vlerësim të përgjithshëm për mekanizmin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve nga këndvështrimi policor, si dhe t’i identifikojnë mësimet e nxjerra nga bashkëbiseduesit kryesorë të përfshirë apo të cilët e shfrytëzojnë këtë mekanizëm.