21 nëntor 2018
Më 20 nëntor, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në veri të Mitrovicës u takua me Kryeprokurorin e Mitrovicës, Shyqri Syla, Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq, dhe Udhëheqësin e Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, Millan Bigoviq.
Alexandra Papadopoulou shfrytëzoi rastin që të diskutojë me secilin prej tyre veç e veç, si dhe në një drekë pune të përbashkët, lidhur me gjendjen e përgjithshme të integrimit të drejtësisë në Kosovë, duke i analizuar të arriturat e bëra deri më tani dhe sfidat e mbetura.
“Tash kur autoritetet lokale po marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha pas ndryshimit të mandatit të Misionit, EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për ta përkrahur zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë të arritur në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Papadopoulou.
Shefja e Misionit EULEX, po ashtu, bashkë me homologët vendas diskutuat për mënyrën se si mund ta ndihmojë ky Mision më së miri punën e tyre në suaza të mandatit të ri aktual të tij.