Lajme

Shefi i EULEX-it u takua me partnerët kryesorë

23 dhjetor 2014

Shefi i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci, u takua sot me Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuqi dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. 

Gjatë këtyre takimeve me ministrat, Meucci e theksoi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve kosovare për sundimin e ligjit.