Lajme

Shefja e Misionit EULEX takoi Shefin e Zyrës Sllovake

08 shkurt 2019

Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou, priti këtë mëngjes në objektet e EULEX-it Shefin e ri të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, z. Rastislav Kostilník. Ata shkëmbyen pikëpamje rreth situatës së sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë si dhe rreth perspektivave të ardhshme. Zj. Papadopoulou ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të EULEX-it për mbështetjen e autoriteteve vendase dhe të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë në përputhje me mandatin e tij, dhe në këtë kontekst, siguroi bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Sllovakisë aty kur nevojitet.