Lajme

Studentë nga Prizreni u pritën në EULEX

31 maj 2019

Më 29 maj, dyzet studentë dhe personel akademik nga Universiteti Ukshin Hoti në Prizren e vizituan selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Pjesëmarrësve ju paraqit një përmbledhje e shkurtë për mandatin e këtij Misioni dhe për aktivitetet e përditshme të tij nga Zëdhënësja Donika Berisha Rizaj dhe Zyrtari Politik Naim Hajdari.

Znj. Berisha Rizaj dhe z. Naim Hajdari u përgjigjën në pyetjet e ndryshme të studentëve, të cilat nxitën një diskutim të gjallë dhe dinamik lidhur me punën dhe sfidat e këtij Misioni.

Kjo vizitë është pjesë e vizitave sensibilizuese të bëra nga EULEX-i në të kaluarën në disa fakultete universitare nëpër Kosovë.