12 qershor 2019
Shefja e Misionit EULEX, zj. Papadopoulou, u takua me Ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, z. Pat Kelly. Takimi qe një mundësi e mirë për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë në vend, dhe rreth përpjekjeve për reformimin e sundimit të ligjit dhe asistencës së EULEX-it në këtë kontekst. “EULEX-i i është shumë mirënjohës Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Misionit që nga fillimi i punës në Kosovë, dhe për angazhimin personal të Ambasadorit Kelly gjatë detyrës së tij.”