27 maj 2015
Udhëtimi i Linës me EULEX-in filloi disi simbolikisht më 9 mars, një ditë pas ditës ndërkombëtare të gruas një ditë që ajo e konsideron veçanërisht të rëndësishme. Si këshilltare e sapoemëruar për çështje gjinore detyra e saj është ti japë udhëheqjes së EULEX-it këshilla lidhur me çështjet gjinore përmes veprimeve të misionit, si brenda ashtu edhe jashtë. Roli i Linës është të sigurojë që çdo pjesëtar i ri i stafit të EULEX-it të njoftohet lidhur me kuptimin e perspektivës gjinore gjatë trajnimit fillestar të EULEX-it. Ajo po ashtu angazhohet për çështjet gjinore përmes bashkërendimit të personave kontaktues për çështje gjinore dhe ofrimit të mbështetjes për ta.
Lina ka kryer magjistraturën në shkenca politike duke u përqendruar në studimet e zhvillimit dhe të demokratizimit në Universitetin e Uppsala në Suedi. Deri sa ishte në studime, asaj i lindi interesimi në veçanti lidhur me të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore, një rrugë karriere të cilën vendosi ta ndjekë.
Pas studimeve, Lina ka punuar disa vite me një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e cila i mbështeste organizatat vendase të shoqërisë civile në luftën e tyre për të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore në shumë vende përreth botës. Ne kemi punuar për tua mundësuar komuniteteve në vende të ndryshme të Indisë, Amerikës Latine dhe Afrikës qasjen në burime siç është toka, uji dhe burimet e tjera produktive. Ne jemi përqendruar posaçërisht në të drejtat e pakicave dhe të komuniteteve indigjene dhe natyrisht në gra meqë shpesh ato janë më së shumti të prekura, kujton Lina. Lina gjithmonë e ka pranuar sfidën e të punuarit në një mjedis pas konfliktit. Fakti që ish-Jugosllavia gjendet aq afër Evropës Qendrore dhe Perëndimore, por për të cilën njerëzit dinë shumë pak, e ka inkurajuar atë ta pranojë rastin që të vijë në Kosovë. Ajo donte ta ndihmonte forcimin e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe ti mbështeste organizatat e grave, të cilat përballeshin me një mori problemesh.
Puna e saj si këshilltare gjinore në EULEX nuk është përvoja e saj e parë e punës në Kosovë. Lina ka punuar për Fondacionin Suedez Kvinna till Kvinna (Gratë për Gratë) katër vjet për ti mbështetur gratë në vendet e prekura nga konflikti, për ta rritur fuqinë dhe ndikimin e grave. Kam mësuar shumë duke punuar nga afër me gratë aktiviste në Kosovë dhe kam pasur mundësi të shohë që ato luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimeve në shoqëri thotë Lina.
Deri sa ishte në Kosovë, ajo kishte po ashtu rast të udhëtonte përreth rajonit dhe ta vlerësonte statusin e grave në Ballkan. Për fat të keq, pikërisht deri sa po thellohej në problemet e grave, asaj ju desh të kthehej në Suedi meqë përfundoi kontrata e saj me Fondacionin Suedez. Megjithatë, meqë u dashurua në Kosovën, ajo ishte e vendosur të kthehej përsëri. Natyrisht që ka shumë sfida, por ekziston po ashtu edhe një mjedis shumë pozitiv i punës ku keni rast të shihni ndryshime dhe përparim të vërtetë, shton Lina. Përvoja e saj e mëparshme në Kosovë ishte me rëndësi thelbësore për vendimin e saj që ta ndjekë pozitën e këshilltares ligjore në EULEX. Qëllimi i saj ishte që ta sillte ekspertizën që e kishte fituar tashmë duke punuar së bashku me gratë e Kosovës lidhur me çështjet siç është qasja e grave në drejtësi.
Doja ti ngrija çështjet gjinore brenda Misionit dhe të punojë në bashkëpunim të ngushtë me aktorët e tjerë, përfshirë shoqërinë civile vendase. Ne jemi këtu për popullsinë vendase. Meqë gratë përballen me shumë pengesa me të cilat burrat nuk përballen, ne duhet të jemi në dijeni lidhur me to. Nëse nuk i identifikojmë dhe nuk i njohim ato pengesa, ne nuk do të mbërrijmë tek gratë dhe prandaj do ta humbim gjysmën e popullsisë.
Linës i duket thelbësore që, kur është fjala për planifikimin e operacioneve të misionit, të merren parasysh çështjet gjinore. Për të është me rëndësi thelbësore të pranohet sa e rëndësishme është pjesëmarrja e grave kur është fjala për institucionet e sundimit të ligjit por po ashtu në përgjithësi në pozitat vendimmarrëse. Ekzistojnë disa shembuj të mirë të grave që kanë përparuar në pozita më të larta në Kosovë tani dhe e di që shumë gra janë aktive nga aktivitetet e nivelit lokal deri te gratë në biznes dhe në politikë. Shpresoj që kjo tendencë do të vazhdojë. Megjithatë, në të njëjtën kohë segmente të caktuara të shoqërisë ende jetojnë sipas traditave patriarkale në lidhje me rolin e burrave dhe të grave, e cila ndikon negativisht në lirinë dhe mundësitë e grave. Fatkeqësisht, dhuna kundër grave ende është shumë e përhapur dhe përkundër faktit që ligjërisht njihet si krim, shoqëria e pranon atë gjerësisht. Sipas mendimit të Linës duhet të ketë më shumë vetëdijesim lidhur me të drejtat e grave dhe dhunën kundër tyre në mbarë Kosovën. E di që shumë aktorë, përfshirë organizatat e grave, janë duke i trajtuar këto çështje, madje duke i përfshirë edhe meshkujt në luftën kundër dhunës seksuale. Meshkujt duhet të flasin në publik dhe ti denoncojnë këto akte të dhunës, përndryshe do të jetë e vështirë të ndryshohet ajo, thekson Lina.
Lina thekson që prej kohës kur ka qenë këtu Kosova ka ndryshuar. Ajo i përmend barbarizmat e ushtruara ndaj grave të cilat janë dhunuar dhe abuzuar seksualisht gjatë luftës së vitit 1998-99. Kur pata ardhur në Kosovë ishte pothuajse e pamundur të flasësh për këtë meqë është temë shumë e ndjeshme. Të mbijetuarat i kishin përjetuar këto krime të luftës dhe ishin stigmatizuar në shoqëri. E di që organizatat e grave e ngrinin këtë si çështjen më të rëndësishme kur ishte fjala për drejtësinë tranzitore. Marsin e kaluar, me një amendament ligjor u zgjerua përkufizimi i viktimave civile të luftës për ti përfshirë po ashtu edhe viktimat e dhunimit dhe format e tjera të dhunës seksuale. Si rezultat, një person që ka përjetuar dhunë seksuale gjatë konfliktit tani ka të drejtë të ligjshme të marrë pension dhe përfitime. Aktualisht janë duke punuar në hartimin e udhëzimit administrativ në mënyrë që të fillojë zbatimi i ligjit. Ky është një rezultat shumë i mirë të cilin kam pasur rast ta vërejë. Është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të shumë aktorëve, përfshirë aktorët ndërkombëtarë dhe vendas dhe jo më pak të organizatave të grave të cilat vazhdimisht e kanë ngritur këtë çështje vite me radhë. Për ta bërë realitet këtë ndryshim, shumë aktorë u bënë bashkë dhe i bashkërenduan përpjekjet e tyre për ta thyer tabunë dhe për tua ofruar të mbijetuarve njohjen që e meritojnë. Edhe EULEX-i ka kontribuuar në këtë proces, në veçanti për ti filluar hetimet lidhur me rastet e dhunës seksuale si krime të luftës.
Për Linën, si shtetase suedeze, gjendja lidhur me pabarazinë gjinore në Kosovë është krejt ndryshe prej asaj që ajo është mësuar dhe shpesh është frustruese. Meqë rolet gjinore janë çimentuar gjenerata me radhë, duhet kohë për të bërë ndryshime. Megjithatë, duke i ditur mundësitë ekzistuese, ajo e përqafon rolin e saj për të kontribuar në këtë ndryshim.
Jeta e Linës në Kosovë nuk ka të bëjë vetëm me luftën për të drejtat e grave dhe vetëdijesimin. Ajo i adhuron bukuritë natyrore të Kosovës. Është vërtetë një pasuri dhe është potencial i madh për eko-turizëm po ashtu. Vetë Lina është shembull i përsosur meqë i kalon ditët e lira duke ecur në Malet e Sharrit dhe duke shkuar në ngjarje kulturore dhe në festivale. Lina po ashtu është përfshirë në disa nisma vullnetare për shpëtimin e qenve endacakë të cilat tashmë kanë pasur sukses. Ishte një këlysh i cili ka shkuar prej lagjes sime në Kosovë deri në Holandë, kujton ajo dhe buzëqeshë.
Kontrata e Linës me EULEX-in do të përfundojë vitin që vjen por mund të vazhdohet. Lina ende nuk e din nëse do të qëndrojë në Kosovë, do të kthehet në Suedi apo do të shkojë diku tjetër. Kudo që e gjen veten, Lina do të mbetet e vendosur të luftojë për të drejtat e grave dhe çështjet gjinore.