29 korrik 2015
Njomza Miftarit i pëlqejnë sfidat. Për këtë arsye të punuarit si menaxhere e zyrës së kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it i përshtatet shumë.
Të punuarit në mjedis shumë kulturor siç është EULEX-i i duket shumë natyrshëm për Njomza Miftarin e lindur në Kosovë. Kur ishte tetë vjeçe Njomza u shpërngul në Toronto, Kanadë, në njërin prej qyteteve më të shumëllojshëm në botë. Rritja në Toronton e përbërë nga shumë kultura e mësoi atë që të mos i marr parasysh dallimet kulturore dhe etnike dhe kontribuoi në masë të madhe në këndvështrimin e saj ndaj botës. Megjithatë, ishte trashëgimia e saj kosovare që në fund do ta diktonte rrugën e saj të ardhme drejt EULEX-it.
Pas diplomimit në Loyalist College në Belleville Ontario, Njomza filloi të punojë si analiste për lirim nga dogana në sektorin privat. Megjithatë, kjo nuk mjaftonte për Njomzën e cila kishte dëshirë të madhe të ndikojë në ndryshime. Rreth kësaj kohe, filloi të piqet ideja e të mësuarit më shumë për vendlindjen e saj dhe kështu që ajo aplikoi dhe u pranua për të studiuar për politikat publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Institutin për Teknologji të Rochester-it i lidhur me Universitetin Amerikan të Kosovës. Erdha në Kosovë më 2010 për shumë arsye, doja ta ri-hulumtoja kulturën time dhe natyrisht vendin tim të lindjes. Ekziston një proverb shqiptar Çdo njeri ndërton fatin e vet që do të thotë se secili e ndërton fatin e vetë. Unë doja që pjesë e fatit tim të ishte kultura e pasur dhe mikpritja të cilën e ofron Kosova.
Motiv shtytës për kthimin e Njomzës ishte edhe marrja e një roli aktiv në rindërtimin e vendlindjes së saj të sapolindur. Qëllimi im ishte të mësojë më shumë për Kosovën dhe për rajonin, në veçanti gjatë kësaj kohe të rëndësishme të periudhës pas pavarësisë së Kosovës. Ndërsa të punuarit këtu është me rëndësi për mua që të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës madje edhe nëse nënkupton kontribut të vogël. Siç i sheh gjërat ajo, Kosova ka përparuar shumë prej kohës së fëmijërisë së saj por ende mbetet shumë për tu bërë Si fëmijë më kujtohet pak gjendja konkrete në Kosovë. Megjithatë, gjatë asaj kohe njerëzit kanë vuajtur shumë ata nuk kanë mundur ti realizojnë të drejtat e tyre thelbësore të njeriut. Tani njerëzit kanë liri por ende ka nevojë që të ketë zbatim më të madh dhe më efektiv të sundimit të ligjit dhe të drejtave të tyre në praktikë.
Pas diplomimit dhe përfundimit të praktikës së shkurtë në Institutin Kosovar për Kërkim të Politikave dhe Zhvillim (KIPRED) Njomza filloi të punojë për EULEX-in. Detyra e saj e parë si procesmbajtëse ishte plot tension por ishte po ashtu shumë e vlefshme meqë ia ofroi asaj një pasqyrë të mirë të punës ligjore dhe të sistemit ligjor vendas. Detyrat e saj si procesmbajtëse në gjykatë e përgatitën Njomzën të përparoi në pozitën e saj aktuale si menaxhere e zyrës së kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it. Në punën e saj aktuale Njomza kujdeset për funksionimin e duhur të zyrës dhe ajo ka shumë detyra. Menaxhimi i zyrës ka shumë përgjegjësi dhe herë pas here është shumë sfidues. Megjithatë, sfidat janë diçka që Njomza i kërkon në mënyrë aktive. Përvoja ime me këtë mision ka qenë shumë dinamike. Mjedisi i misionit është krejt ndryshe nga sektori privat por kjo është një përparësi sepse jam gjithnjë e sfiduar dhe jashtë zonës sime të rehatisë. Në të njëjtën kohë po mësoj dhe po zhvillohem. Për mua, është magjepsëse ti shohë ekspertët me përgatitje të ndryshme që punojnë së bashkë me qëllim që ti kontribuojnë drejtësisë së Kosovës. Është situatë ku të gjithë fitojnë meqë i këmbejnë përvojat dhe po ashtu mësojnë nga njëri tjetri në shumë mënyra të ndryshme.
Sa i përket të ardhmes së sistemit juridik të Kosovës, Njomza mbetet optimiste. Ka përparim substancial në sundimin e ligjit, megjithatë ka po ashtu edhe shumë sfida me të cilat përballet sistemi i drejtësisë i Kosovës. Në lidhje me përparimin, gjatë 16 vjetëve të kaluar janë krijuar institucione që më parë nuk kanë ekzistuar. Me fjalë të tjera, sistemi është dashtë të nisë nga zeroja. Përparimi mund të shihet nga aspekte të ndryshme, duke filluar nga infrastruktura ligjore siç është aprovimi i ligjeve që janë në pajtueshmëri me standardet e të drejtave të njeriut, krijimi i kapaciteteve dhe i kushteve të punës.
Njomza shpreson shumë që të rinjtë e Kosovës do ta zhvillojnë sistemin juridik. Ajo punon me ta shpesh, në veçanti kur organizon simulime të gjykimeve për studentët e drejtësisë. Gjyqtarët e EULEX-it i udhëheqin këto gjykime të cilat ofrojnë aftësim esencial praktik për studentët e drejtësisë arsimimi i të cilëve është më shumë teorik. Njomzës i pëlqejnë këto raste meqë është shumë shpërblyese ti shohësh studentët nga mbarë Kosova të cilët përpiqen për qëllimin e njëjtë të përmirësimit të sistemit juridik në Kosovë. Ende mbetet shumë hapësirë për përmirësim të mëtejshëm drejt gjyqësorit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm i cili iu shërben interesave më të mirë të njerëzve. Kosova ka një numër të madh të të rinjve që e mundëson një përshtatje më të lehtë ndaj praktikave dhe globalizimit.
Një aspekt specifik të cilin Njomza posaçërisht ka mësuar ta dojë është natyra e saj. Njomza ka pasion ecjen dhe në kohën e saj të lirë ajo shpesh kënaqet duke udhëtuar nëpër fshatra. Vendi i saj i parapëlqyer është Ujëvara e Mirushës që është një vend i mrekullueshëm për të ecur dhe për të notuar në ujëvarë. Ecja i ofron Njomzës pushim të merituar pas jetës së saj të ngarkuar në punë dhe po ashtu i jep asaj rast të ketë kontakt me format autentike të kulturës vendase. Njerëzit në fshat gjithmonë e mirëpresin Njomzën me duar të hapura dhe e befasojnë atë me mikpritjen e tyre. Është e qartë që Njomza është person i afërt. Kur e pyesin ku e ndjenë veten më së shumti si në shtëpi, ajo përgjigjet që e ndjen veten si në shtëpi në vendin ku është familja e saj, e cila aktualisht gjendet në shumë vende.