Gratë në sundimin e ligjit

Drejtësia përmes llupës!

30 dhjetor 2013

Siç ka thënë dikur Theodore Roosevelt, çdo gjë që ia vlen të bëhet nuk do të mund të behet lehtë, dhe kjo është pikërisht mënyra se si jeton Sevdija. Ajo merr përsipër punë që do ta bënin çdokënd të ndihej jo rehat edhe në rastin më të mirë; ajo e investon energjinë e saj të pakufishme në zgjidhjen e rasteve penale të rënda, dhe sigurohet që t'i zë dora e ligjit gjegjësisht Sevdije Morina ata të cilët nuk i binden atij,.

Morina është zëvendës Kryeprokurore e Prokurorisë Speciale të Kosovë (PSRK). Ajo e bashkërendon punën e kolegëve vendas në PSRK, u jep udhëzime prokurorëve vendas, si dhe punon në raste të ndryshme penale.

Që kur ishte studente, rastet penale e tërhiqnin më shumë. 'Pasi fillova të punoj në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, para tridhjetë vitesh, vetëm sa e vërtetova dëshirën time për të punuar më çështje penale. Aty vendosa t'i bashkëngjitëm radhëve të prokurorëve," thotë Sevdija. Dëshira për të krijuar një ambient më të sigurt për qytetarët e Kosovës dhe për t'ua bërë me dije kriminelëve se nuk do të mund të krijojnë përfitime të paligjshme është motivi kryesor që Sevdijen e bën të mos ndalet. Përderisa, sfidat më të mëdha gjatë punës se saj janë rastet ku vështirësitë burojnë nga procesi i shqyrtimit të tyre.

Sipas Sevdijes, sistem i drejtësisë në Kosovë, përkundër sfidave të shumta, faktikisht qëndron shumë më mirë se që ishte më parë. "Reformat strukturore dhe ndryshimet në ligjet themelore përkundër asaj që në fillim krijuan vështirësi, dolën të jenë të drejta dhe tani ne të gjithë i kemi kaluar vështirësitë e fillimit," thotë Sevdija.

Megjithatë, çështje problematike mbetet mungesa e burimeve njerëzore. "Duhet ngritur numrin e pozitave në proporcion me numrin e popullatës, duke krijuar një numër më të madh të stafit të cilët do të bëheshin pjesë e sistemit dhe do të punonin së bashku me gjyqtarët dhe prokurorët më përvoje", shton ajo.

Gjëja me rëndësishme në drejtësi është që ju të jeni profesional, të drejtë dhe të paanshëm në punën që e bëni. "Puna ime si prokurore është që të ketë drejtësi. Ndërsa drejtësia ndodh atëherë kur dënohet fajtori dhe jo i pafajshmi."

Sevdija e çmon shumë bashkëpunimin me prokurorët ndërkombëtar. "Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë, diskutojmë për çështje dhe raste të ndryshme dhe shkëmbejmë përvojat tona. Ne mund të mësojmë shumë nga njëri tjetri," thotë ajo.

Porosia e Morinës për prokurorët e ardhshëm është që të punojnë shumë në ngritjen e tyre profesionale, ngase vetëm në këtë mënyrë do të jenë të suksesshëm në ndjekjen e krimineleve. "Është e rëndësishme ta duash punën tënde, të marrësh parasysh të drejtat dhe liritë e njeriut gjatë kryerjes së hetimeve," deklaron Sevdije. "Prokurori duhet ta ketë për qëllim nxjerrjen e së vërtetës e jo që domosdoshmërish ta fitojë rastin".

Planet e Sevdijes për të ardhmen janë që ta vazhdojë punën në sistemin prokurorial të Kosovës për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Ajo thotë se, po ta niste karrierën e saj nga fillimi, papë do ta zgjidhte fushën e drejtësisë.

Sevdija e sheh punën e prokurorit si një nga profesionet më të vështira, por kur e njëjta kryhet me përkushtim, ajo të ofron shumë kënaqësi. Qëllimi i saj kryesor mbetet sjellja e kryerësve të krimeve para drejtësisë. "Gjithashtu, është me rëndësi që porosia të dërgohet tek të gjithë të tjerët, se veprimet joligjore nuk do të tolerohen dhe se ekziston ligji dhe institucionet që do t'i ndalojnë ato veprime," përfundoi Morina.