05 dhjetor 2018
Monitoruesja kryesore e EULEX-it për dhunën në baza gjinore, Chiara Tagliani, si dhe Këshilltari gjinor i këtij Misioni dhe njëkohësisht zyrtar policor holandez, Antonius van der Velden, i mbajtën dy ligjërata në Universitetet e Prishtinës dhe Prizrenit për ta rritur vetëdijesimin e studentëve për rëndësinë e luftimit të dhunës në baza gjinore.
Duke u fokusuar në të drejtat ligjore për mbrojtje që u takojnë viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, ata gjithashtu trajtuan çështje si përkufizimi dhe shkaqet kryesore të dhunës në baza gjinore, kuadrin ligjor rreth dhunës në baza gjinore në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar, zbatimin e legjislacionit përkatës nga autoritetet, si dhe hapat e mundshëm që mund të ndërmerren për ta adresuar çështjen e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore në Kosovë.