27 janar 2021
Dëgjoni nga Avni Rrustemi për përvojën e tij të mëparshme të punës si Asistent Gjuhësor në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe për karrierën e tij aktuale si Zyrtar Ligjor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Rrustemi e filloi karrierën e tij në EULEX në maj 2009, kur u punësua për të punuar si Asistent Gjuhësor. Sidoqoftë, në vitin 2014 ai u nis në një drejtim tjetër në karrierë: ai filloi të punojë me gjyqtarët e EULEX-it të emëruar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Për katër vitet e ardhshme, Rrustemi i ndihmoi kolegjet e përziera të gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe vendas gjatë seancave gjyqësore, shqyrtimeve, takimeve dhe diskutimeve, si për Kolegjet e Specializuara ashtu edhe për Kolegjin e Apelit.
Në Shkurt 2019, Rrustemi vendosi ta bëjë një hap të ri në karrierën e tij dhe u punësua në pozitën e Zyrtarit Ligjor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ndërsa e filloi punën në cilësinë e tij më të fundit, Rrustemi e vlerëson përvojën pozitive të punës së tij në EULEX, duke thënë se ai ka arritur shumë duke punuar në një mjedis multikulturor.
“Ky thesar i imi është duke u vlerësuar shumë, duke u pasqyruar pozitivisht në angazhimet e mia të përditshme. Ekspertiza dhe profesionalizmi i personelit ndërkombëtar të EULEX-it më kanë ndihmuar në rritjen e aftësive të mija dhe që të fitoja përvojë, duke më bërë më të suksesshëm në punën time aktuale”, tha Rrustemi, duke e spikatur vlerën e përfitimit të njohurive dhe përvojave ndërsa ka punuar për këtë Mision si pjesëtar i personelit vendas.
Rrustemi e nënvizoi rëndësinë e trajnimit dhe mësimit të vazhdueshëm, i cili i shndërron pjesëtarët vendas të EULEX-it në "kandidatët më të mirë të mundshëm për t'u punësuar nga institucionet e Kosovës".
"Njëri nga ne" përqendrohet në historitë e ish-pjesëtarëve vendas të EULEX-it që sot punojnë në institucionet, organizatat ose bizneset e Kosovës, të cilat synojnë ta nxjerrin në pah trashëgiminë e EULEX-it në shoqërinë kosovare.