EULEXperienca

EULEXperienca

EULEXperienca: Jennifer Roberts

14 qershor 2019

A e dini se mund të kryeni praktikë në EULEX? Jennifer Roberts, ish-praktikante e jona nga Mbretëria e Bashkuar, na rrëfen për përvojën e saj!

Jennifer ka kryer studimet themelore në Fakultetin për gjuhë gjermane dhe ruse nga Universiteti i Bristolit dhe studimet e nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe për demokratizim në Qendrën evropiane ndër-universitare për të drejtat e njeriut dhe demokratizimin në Venecia. Pas disa vite pune në Këshillin Britanik në Austri, ajo vendosi që ta provonte veten në një mjedis të ri, dhe atë në EULEX.

Ajo kreu praktikën vitin e kaluar në Zyrën e misionit për projekte, nga ku fitoi njohuri të çmuara mbi menaxhimin e projekteve. “Unë e ndihmoja Zyrtarin e projekteve për përpilimin e propozimeve për projekte dhe për takime me departamente të ndryshme për inkurajimin e dorëzimit të propozimeve të reja. Çdo ditë, unë siguroja që projektet që ishin në proces të funksiononin pa pengesa”, thotë ajo, duke i kujtuar aktivitetet e saj.

Gjatë kohës si praktikante, ajo gjithashtu fitoi përvojë në mjediset e Misionit. “Mendoj se praktika e punës në një Mision të Politikës së përbashkët për siguri dhe mbrojtje, siç është EULEX, është tejet e dobishme, meqë theksohen shumë çështje thelbësore rreth pronësisë së vendit”. Ajo gjithashtu pohon se praktika i ka ndihmuar për të kuptuar më mirë ndërlikueshmëritë e rajonit dhe jetën e përditshme në Kosovë, vend ky që i ka hyrë shumë në qejf.

“Nëse jeni të gatshëm të merrni iniciativa, ka shumë mundësi për të krijuar lidhje të mira,” thotë Jennifer, e cila aktualisht është duke vijuar një program me bursë në Departamentin e të drejtave të njeriut në OSBE/ODIHR në Varshavë.

Apliko tani për një prej pozitave që gjenden në ftesën për kontribut në EULEX për skemën e praktikës.

EULEXperienca përqendrohet në rrëfimet nga ish-praktikantët e EULEX-it; kohën dhe përvojën e tyre në Mision, si dhe angazhimet e tyre aktuale.