EULEX Kosova zbaton mandatin përmes Shtyllës për Monitorim dhe Shtyllës Operative.
Shtylla për Monitorim bënë monitorimin e rasteve dhe gjykimeve të caktuara në sistemin e drejtësisë të Kosovës. Shtylla i përqendron aktivitetet e veta të monitorimit në raste të përzgjedhura të cilat janë trajtuar nga EULEX-i gjatë mandatit të tij të mëparshëm që ka përfunduar në mes të qershorit 2018 dhe që më pastaj i janë dorëzuar gjyqësorit vendas, si dhe në raste të tjera që mund të kenë ndikim mbi rrugëtimin evropian të Kosovës.
Shtylla për Monitorim po ashtu e mbështetë Shërbimin Korrektues të Kosovës për të zhvilluar ekip menaxherial të lartë të konsoliduar dhe profesionist si dhe kapacitete të qëndrueshme për të luftuar ndërhyrjet e papranueshme dhe trajtimet preferenciale të të burgosurve.
EULEX-i vazhdon të ofrojë mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve përkatëse nga Dialogu i fasilitiar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Funksionet operacionale kryhen nga Shtylla Operative e Misionit e cila ka kapacitet të mbetur të kufizuar si reagues i dytë në fushën e sigurisë dhe ofron mbështetje të vazhduar për kapacitetet e Policisë së Kosovës për kontrollin e turmave dhe të trazirave. EULEX-i gjithashtu e mbështetë Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimin policor ndërkombëtar përmes lehtësimit të shkëmbimit të informatave në mes të Policisë së Kosovës dhe Interpolit, Europolit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky Mision gjithashtu ju ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtueshmëri me legjislacionin e Kosovës. Përveç kësaj, ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me homologët tanë vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta përcaktuar fatin e personave të pagjetur duke ofruar ekspertizë dhe këshillim për identifikimin e varrezave të mundshme të fshehta dhe për zhvarrosjen dhe identifikimin e viktimave nga konflikti në Kosovë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, misioni vazhdon ta menaxhojë programin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve.