EULEX Campaigns

Fushata digjitale e EULEX-it Spotlight - Rehabilitimi

31 tetor 2024

Më 31 tetor 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) shënoi 24 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me një video të fushatës Spotlight që e përshkruan parimin e rehabilitimit brenda sistemit korrektues dhe shpjegon se çfarë bën Misioni për ta mbështetur atë.

Njësia Korrektuese e Misionit bashkëpunon ngushtë me Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës për të ofruar mbështetje në nxitjen e menaxhimit të burgjeve me ndjeshmëri gjinore që synon ofrimin e aktiviteteve adekuate dhe të synuara rehabilituese si për të burgosurit ashtu edhe për të liruarit me kusht.