EULEX Campaigns

Fushata digjitale e EULEX-it Spotlight - Të drejtat e njeriut

10 dhjetor 2024

Më 10 dhjetor 2024, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) publikoi një video të fushatës Spotlight duke theksuar njohuri të vlefshme mbi përkushtimin e Misionit për promovimin e të drejtave të njeriut të secilit.

Videoja tregon rolin kyç të EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në përmbushjen e detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut ndaj të gjithëve, pa diskriminim. Gjatë përmbushjes së mandatit të tij, EULEX-i fokusohet në: të drejtat për gjykim të drejtë, lirinë, lirinë nga tortura dhe keqtrajtimi, pronën dhe mosdiskriminimin, si dhe në dhunën në baza gjinore, përgjegjësinë për krimet sipas të drejtës ndërkombëtare, të drejtat e të burgosurve dhe të drejtat e fëmijëve në drejtësinë për të mitur, të drejtat e familjeve të personave të zhdukur për ta ditur të vërtetën dhe të drejtën për siguri.