02 prill 2015
Sot, Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) është takuar me familjet e 28 viktimave, të cilat ishin gjetur vitin e kaluar në varrezën masive në Rudnicë, Rashkë. DML zyrtarisht i kishte informuar për identifikimin e familjarëve të tyre dhe dorëzimin e dokumenteve përkatëse. Mbetjet mortore të 28 viktimave do të varrosen më 5 prill në fshatin Rrezallë, Komuna e Skenderajt.
Gjatë operacionit të gërmimit që zgjati 2 (dy) muaj në Rashkë (prej muajit prill deri në muajin qershor 2014) janë gjetur mbetjet e gjithsej 54 personave. Janë kryer 53 identifikime, ndërsa një (1) person ende mbetet i pa identifikuar, për shkak të mospërputhjes së mostrës së ADN-së. Mbetjet mortore të katër (4) personave tashmë u janë dorëzuar familjeve të tyre më 18 shtator 2014.
Deri tani, DML i ka kryer 485 operacione në terren, gjatë të cilave janë zhvarrosur 398 persona. Mbetjet mortore të 434 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre deri më tani. Nga ky numër, 331 persona kanë qenë të evidentuar si persona të pagjetur.