20 prill 2015
Më 20 prill, trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpalli aktgjykimin për lëndën penale Pnr. 59/2014. Kjo lëndë ka të bëjë me vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës Enver Zymberi, i cili u vra më 26 korrik 2011, gjatë sulmit kundër kolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës.
Gjykata i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës sepse nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se ata i kanë kryer, në bashkë-kryerje, këto vepra penale: Vrasje e rëndë, Tentim vrasje e rëndë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, Rrezikimi i trafikut publik me anë të veprimeve apo mjeteve të rrezikshme, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, Pjesëmarrja në turmë e cila kryen vepër penale. Ky është procesi i parë, nga tri proceset gjyqësore të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar në lidhje me vdekjen e z. Zymberi.
Këtë rast e kanë shqyrtuar prokurorët ndërkombëtarë dhe vendas nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ndërsa aktakuza kundër këtyre dy të pandehurve ishte ngritur më 8 maj 2014.
Të gjitha palët kanë të drejtën e ankesës.