23 prill 2015
Përkitazi me lajmin e djeshëm lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga një gjyqtar ndërkombëtar për një person i cili tashmë gjendej në burg, EULEX-i e konsideron çështjen të jetë kompetencë e institucioneve relevante të Kosovës. Personi në fjalë është paraqitur në institucionin përkatës, por ky institucion nuk ia ka përcjellë komunikimin gjykatës. Ky incident paraqet një gabim teknik brenda institucioneve përkatëse, i cili duhet të adresohet me kohë, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë.
EULEX-i është, si gjithmonë, në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, për të përmirësuar kualitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë.