30 prill 2015
Mediat kanë publikuar raportime të pasakta më 28 dhe 29 prill lidhur me zhvarrimin në fshatin Llaushë. Ato kanë deklaruar se janë zhvarrosur varrezat e gabuara. EULEX-i e ri-përsërit se çdo zhvarrim bëhet në bazë të vendimit gjyqësor, i cili në këtë rast është nënshkruar nga Kryeprokurori i PSRK-së.
Për më shumë, zhvarrimi si i tillë nuk mund të jetë i drejtë ose i gabuar, pasi që rezultatet e cilitdo zhvarrim nuk mund të përcaktohen paraprakisht. Të gjitha zhvarrimet varen nga rezultate përfundimtare mjekoligjore. Ndonjëherë duhet të bëhen gërmime, të cilat më pas mund të mos rezultojnë me ndonjë lëshim apo mund të mos gjinden prova përkatëse. Megjithatë, është e nevojshme që të bëhen zhvarrimet në mënyrë që të vërtetohen faktet për familjet dhe të afërmit e të vdekurve.