23 korrik 2015
Sot, EULEX-i ua dorëzoi tri njësive të Policisë së Kosovës (PK) 37 automjete dhe 37 bagazhe metalike. Donacionet u bënë për Policinë e Kosovës në Jug, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri dhe për Njësinë e Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Ceremonitë e dorëzimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera Policisë së Kosovës u mbajtën në dy vende të ndryshme, në kompleksin e transportit të EULEX-it në Prishtinë dhe në Bazën Logjistike të EULEX-it në Mitrovicë.
Ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it Joelle Vachter dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni morën pjesë në ceremoninë kryesore të donacionit të mbajtur në Prishtinë.
Më vjen mirë që jam sot këtu për tia dhuruar Policisë së Kosovës këto automjete, tha Vachter dhe vazhdoi: Gjatë disa viteve të fundit, Policia e Kosovës është përmirësuar vazhdimisht dhe është bërë një forcë policore e fuqishme dhe e aftë duke e fituar kështu besimin e qytetarëve të Kosovës. Këto donacione janë vetëm një mënyrë tjetër për tiu ndihmuar institucioneve të Kosovës ti kryejnë detyrat e tyre në ofrimin e shërbimeve të sigurisë publike për popullsinë e tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit por po ashtu edhe për kontributet e ndryshme logjistike, këto automjete do ti ndihmojnë PK-së ti përmirësojë kushtet e punës për rend dhe ligj në mbarë Kosovën, tha Maxhuni.
Sipas mandatit të tij aktual, EULEX-i vazhdimisht i vlerëson nevojat e institucioneve për sundimin e ligjit të Kosovës dhe ofron mbështetje jo vetëm përmes funksionit të tij mentorues, monitorues dhe këshillues por po ashtu edhe përmes dhurimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera për ti mbështetur nismat për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.
Prej janarit 2015 EULEX-i në 12 raste i ka dhuruar 123 automjete dhe lloje të tjera të pajisjeve për institucionet e ndryshme të sundimit të ligjit, siç është Dogana e Kosovës, Shërbimet Korrektuese, Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Për gjysmën e dytë të vitit 2015 janë planifikuar edhe donacione të tjera të EULEX-it.