31 korrik 2019
Më 31 korrik, Njësia Mjekësore në EULEX mbajti një trajnim mjekësor për pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.
Si pjesë e një trajnimi mjekësor të vazhdueshëm, 10 pjesëtarë jo-mjekësorë të SHKK-së mësuan për dhënien e ndihmës së parë urgjente dhe patën rastin të praktikonin më shumë Protokollin ERC/KER për dhënien e ndihmës themelore për jetë.
Trajnimet mjekësore nga EULEX-i do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim nëpër qendrat e tjera korrektuese të Kosovës.