Lajme

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit takon Kryetarin në largim të Kuvendit të Kosovës

17 tetor 2019

Sot, ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit, z. Bernd Thran, u prit nga Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, për një takim lamtumirës para përfundimit të detyrës së z. Thran në Mision më 31 tetor.
 
Z. Thran theksoi partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, duke shtuar "në veçanti monitorimi i thuktë nga ana e EULEX-it i ka siguruar një vlerë të konsiderueshme të shtuar sistemit të drejtësisë në Kosovë".
 
Z. Veseli e falënderoi z. Thran për shërbimin e tij në Kosovë, duke theksuar partneritetin me EULEX-in, me ç’rast tha "ne duhet të fuqizojmë këtë partneritet dhe të vazhdojmë të punojnë së bashku edhe në të ardhmen".