14 shkurt 2020
Më 13 Shkurt, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, i dorëzoi Kryetares së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, një donacion në shumë prej 6611 euro.
Këto mjete financiare, që u grumbulluan nga stafi i EULEX-it gjatë organizimit vjetor të Misionit për bamirësi, i cili u mbajt dhjetorin e kaluar, do të përdoren nga Kryqi i Kuq i Kosovës për t’iu ndihmuar personave në nevojë.
Shefi i Misionit Wigemark tha: “Jam shumë i lumtur që EULEX-i mund të plotësojë punën që bënë çdo ditë krah për krah homologëve kosovarë nga fusha e sundimit të ligjit me një kontribut të stafit për ata që kanë më së shumti nevojë.”
Ky organizim për qëllime bamirësie, që tanimë është bërë traditë vjetore në EULEX, u organizua në dhjetor të vitit 2019 për herën e pestë me radhë falë mbështetjes së kolegëve vendorë në EULEX dhe stafit të Misionit nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.