Lajme

Ceremoni e ndarjes së medaljeve për Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it

10 qershor 2020

Gjatë një ceremonie për ndarjen e medaljeve e cila u mbajt më 9 qershor në kompleksin e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it në Mitrovicë, shtatëdhjetë zyrtarë të Njësisë së Policisë Speciale të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), pjesëtarë të kontingjentit të Polonisë, morën medalje të Misionit të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje në Kosovë, si njohje e kontributit të tyre të çmuar për Misionin dhe Kosovën.  

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark i falënderoi zyrtarët për shërbimin e tyre të dalluar dhe për kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në Kosovë në emër të BE-së gjatë pandemisë COVID-19.   

Zëvendësshefi i Misionit, Cezary Luba, gjithashtu falenderoi ekipin e NjPS për punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre, duke shtuar se Misioni çmon dhe vlerëson lartë mbështetjen që Njësia e Policisë Speciale jep për zbatimin e mandatit të Misionit dhe për stabilitetin në Kosovë.   

Përmes Njësisë Policore të Specializuar, EULEX-i mbanë kapacitete të mbetura të kufizuara si reagues i dytë i sigurisë pas kërkesës së Policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in.