Lajme

E thënë me fakte: Udhëheqësi i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Juridike në EULEX flet për “Betimi për Drejtësi” rreth punës së mëparshme të Misionit për rastet e krimeve të luftës

27 tetor 2020

Më 24 tetor, “Betimi për Drejtësi”, program informativ i transmetuar nga RTK-ja me fokus të veçant ne çështje të sundimit të ligjit, transmetoi një intervistë me Paul Flynn, udhëheqës i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Juridike në EULEX. 

Intervista u përqëndrua në punën e EULEX-it për krimet e luftës gjatë mandatit të tij ekzekuriv të mëparshëm në gjyqësor, i cili përfundoi në qershor 2018. 

Gjatë kësaj interviste të thuktë, Flynn foli për tërë historikun e bartjes së dosjeve të krimeve të luftës nga UNMIK-u tek EULEX-i, punën e bërë nga prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it, sfidat dhe pengesat e hasura nga prokurorët e EULEX-it, bashkëpunimin mes stafit të EULEX-it dhe homologëve vendas nga gjyqësori, si dhe për dorëzimin e dosjeve të rasteve nga EULEX-i tek autoritetet e Kosovës në gjysmën e dytë të vitit 2018. Paul Flynn gjithashtu prezantoi të dhëna statistikore të rasteve që janë ndjekur penalisht dhe janë gjykuar nga EULEX-i me fokus në rastet e krimeve të luftës, dhe bëri një elaborim të mënyrës së trajtimit të rasteve të krimeve të luftës nga Misioni. 

Intervistë që nuk duhet humbur.Shikojeni këtu: