08 maj 2015
Personeli i EULEX-it mori pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga institucionet e BE-së dhe të Kosovës për ta shënuar ditën e Evropës në Prishtinë.
Në sheshin Zahir Pajaziti u organizua një lojë shahu paralele me mjeshtrin ndërkombëtar Bogdan Podlesnik (SLO).
Personeli i EULEX-it mori pjesë në ngjarje duke shpërndarë material informues dhe duke e diskutuar punën e BE-së dhe të EULEX-it me vizitorët.
EULEX-i, po ashtu, do të jetë i pranishëm në Bruksel, ku ekipi i Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik do të merr pjesë në organizimet e Ditës së Hapur, e cila mbahet më 9 maj. Atje, së bashku me kolegët nga misionet e ndryshme të BE-së, ata do ti sqarojnë angazhimet e BE-së për arritjen e paqes dhe të stabilitetit.
Më 2015 shënohet përvjetori i gjashtëdhjetë e pestë i Deklaratës së Shumanit kur u bë hapi i parë drejt krijimit të asaj që tani njihet si Bashkimi Evropian. Deri tani 9 maji njihet, po ashtu, edhe si Dita e Evropës me çrast organizohet kremtimi vjetor i paqes dhe i unitetit në Evropë.