19 shkurt 2021
Puna e palodhur dhe përkushtimi shpërblehet. Kolegu ynë, Alan Wilson, Këshilltar i Lartë për Doganë dhe Menaxhim të Integruar të Kufirit (MIK) ka punuar pa u lodhur për shumë vite, në emër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si një nga këshilltarët kryesorë ndërkombëtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Autoritetet Kufitare dhe Administratën Doganore.
Përkushtimi dhe profesionalizmi i Alanit është vlerësuar kohëve të fundit me dy mirënjohje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrata Doganore. Ai është vlerësuar për mbështetjen e tij shembullore në zbatimin efektiv të sistemit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) të Kosovës dhe zhvillimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), si dhe një kontribues kryesor në përfundimin e Strategjive dhe Planeve të Veprimit të MIK-së. Në të njëjtën mënyrë, Alani mori një mirënjohje ku “vlerësohet lartë” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Doganën e Kosovës.
"Ishte nderi im që kam luajtur një pjesë në mbështetje të zhvillimit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në Kosovë dhe që isha dëshmitar i shumë arritjeve dhe sukseseve të saj, me theks të veçantë Qendra Kombëtare “modern” për Menaxhimin e Kufirit, e cila tani është një model për rajonin. Në të njëjtën kohë ka qenë një privilegj dhe kënaqësi absolute që kam bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës dhe që kam parë këtë administratë të bëhet një nga institucionet publike më të qëndrueshme dhe më të zhvilluara të Kosovës, duke grumbulluar mbi 70% të ardhurave të përgjithshme të Kosovës dhe përafërsisht 60% të buxhetit vjetor të Qeverisë”, tha Alani, duke shtuar: “Duke bashkëpunuar ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në zbatimin e MIK të Kosovës dhe gjithashtu me Drejtorinë e Doganës ka qenë një përvojë jetësore e mrekullueshme dhe nga të paharrueshmet. Unë i falënderoj të gjithë për tërë mbështetjen dhe miqësinë e tyre përgjatë shumë viteve”.
EULEX-i, që nga fillimi ka qenë një forcë shtytëse pas zhvillimit të QKMK-së, duke i promovuar përfitimet e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informatave. EULEX-i gjithashtu ka punuar krah për krah me Doganën e Kosovës për të ndarë ekspertizën dhe këshillat strategjike me drejtuesit e lartë.