05 maj 2021
Pas identifikimit të një shtimi të numrit të të burgosurve me probleme shëndetësore mendore në Kosovë, këshilltarja e EULEX-it për çështje të korrektimit, Linda Salenmo, dhe monitoruesi për çështje të korrektimit, Dirk Stubbe, përgatitën një seminari të përshtatur për t'i pajisur zyrtarët korrektues të Kosovës me njohuri dhe shkathtësi për njohjen dhe mbështetjen e këtyre të burgosurve.
Që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, ata kanë mbajtur gjashtëmbëdhjetë seminare, ku janë trajnuar 160 oficerë të Shërbimit Korrektues. Gjatë muajve të ardhshëm pritet që të trajnohen edhe 220 oficerë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Nisur nga suksesi i kësaj nisme, Njësia korrektuese është kontaktuat nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës me qëllim të trajnimit të ekipit të tyre në këtë fushë specifike.
Derisa ekipi nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës është në veçanti i përqendruar në aspektet sociale të sjelljeve të të sëmurëve mendorë, ai e pa këtë trajnim të dizajnuar nga EULEX-i si mundësi e shkëlqyeshme për zgjerimin e njohurive në këtë fushë jetike për mirëqenien e të burgosurve dhe për thellimin e bashkëpunimit me ekspertët e Misionit. Shtatë anëtarë të ekipit nga Institucioni i Avokatit të Popullit nga fusha mjekësore dhe juridike vijuan seminarin e organizuar nga Njësia korrektuese e EULEX-it mbi temen e sjelljeve të të sëmurëve mendorë në mesin e të burgosurve.
Vijuesit e trajnimit morën informata dhe njohuri praktike për identifikimin, reagimin dhe ndërveprimin me të burgosurit që kanë sjellje devijante.