24 gusht 2021
Më 22 gusht, pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it i dolën në shpëtim një të riu.
Derisa ekipi i NJPS ishin në një trajnim për topografi, gjersa po kalonin Liqenin e Leqinatit ata panë një të ri i cili dukej të kishte vështirësi gjatë notimit në liqe. Shumë shpejt atij iu intensifikuan shenjat e dobësimit dhe ai filloi të thërriste për ndihmë.
Në atë moment, një prej pjesëtarëve të NJPS menjëherë u hodh në liqe dhe e tërhoqi të riun bashkë me notuesit e tjerë që ishin në afërsi. Ekipi ynë menjëherë ia dha të riut ndihmën e parë dhe u sigurua që ai dhe familja e tij të largoheshin nga liqeni shëndosh e mirë.