Lajme

Njësia e Policore e Specializuar e EULEX-it në shpëtim të një të riu nga mbytja në ujë

24 gusht 2021

Më 22 gusht, pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it i dolën në shpëtim një të riu.

Derisa ekipi i NJPS ishin në një trajnim për topografi, gjersa po kalonin Liqenin e Leqinatit ata panë një të ri i cili dukej të kishte vështirësi gjatë notimit në liqe. Shumë shpejt atij iu intensifikuan shenjat e dobësimit dhe ai filloi të thërriste për ndihmë. 

Në atë moment, një prej pjesëtarëve të NJPS menjëherë u hodh në liqe dhe e tërhoqi të riun bashkë me notuesit e tjerë që ishin në afërsi. Ekipi ynë menjëherë ia dha të riut ndihmën e parë dhe u sigurua që ai dhe familja e tij të largoheshin nga liqeni shëndosh e mirë.