Lajme

Studentët nga Universiteti North Carolina vizitojnë EULEX-in në veri të Mitrovicës dhe në Prishtinë

06 korrik 2015

Këtë javë tetëmbëdhjetë studentë nga Universiteti North Carolina, Chapel Hill e vizituan EULEX-in në veri të Mitrovicës. Studentët, të cilët gjenden në një vizitë edukative gjashtë javore e cila për fokus ka proceset e ndërtimit të paqes dhe të shteteve në ish-Jugosllavi, aktualisht janë në Kosovë dhe udhëtimin e tyre do ta vazhdojnë për Bosnjë e Hercegovinë. Ata po mundohen të mësojnë më shumë për fuqizimin e institucioneve vendëse dhe të sundimit të ligjit. Ata kanë bërë disa vizita në terren nëpër disa organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe EULEX-in.  

Gjatë qëndrimit të tyre në Mitrovicë, ata i vizituan zyrat e EULEX-it në Shtëpinë e BE-së, ku ishin pritur nga Michael Sim, Ushtrues i detyrës së këshilltarit rajonal për shefin e operacioneve të PK-së, Ian Bancroft, koordinator për pjesën veriore dhe Dane Koruga, zyrtar për shtyp dhe informim të publikut. Michael Sim foli për departamentin e EULEX-it për Fuqizimin e policisë  dhe bashkëpunimin që e kanë me Policinë e Kosovës. Ndërsa, Ian Bancroft dhe Dane Koruga i informuan studentët për mandatin e Misionit dhe qëllimin e tij për fuqizimin e sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.  

Pas përfundimit të vizitës në Mitrovicë, studentët po ashtu e vizituan selinë qendrore të EULEX-it në Prishtinë, meqë rast u pritën nga zëdhënësja e Misionit Besa Domi dhe zyrtari raportues për politikë, Naim Hajdari. Pas një pasqyre të përgjithshme për punën e deritashme të EULEX-it, të arriturat dhe mandatin të paraqitura nga znj. Domi, z. Hajdari vazhdoi me një shpjegim të pasqyrës politike në Kosovë. Si një ligjëratë speciale, dhe pas një interesimi të paraqitur me entuziazëm nga ana e studentëve, shefi i njësisë për krime të luftës, z. Matti Raatikanen, foli për procedurat e punës së njësisë për krime të luftës.