06 dhjetor 2021
Fushata “S’ka mavijosje ≠ S’ka dhunë. Shenjat e dhunës nuk janë gjithmonë të dukshme” u lansua më 1 dhjetor në Prishtinë gjatë një aktiviteti në të cilin mori pjesë Zëvendës-ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nita Shala.
Kjo fushatë, e cila mbështetet nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Drjetësisë dhe OJQ-në “Women’s Rights/Të drejtat e grave/Zensko Pravo”, synon t’u ndihmojë viktimave të dhunës psikologjike që ta njohin keqpërdorimin edhe atëherë kur ai nuk lë mavijosje dhe t’i inkurajojë ato që t’i paraqesin këto raste në polici.
Këto janë disa nga shprehjet të cilat i përdorin manipuluesit mendorë për të shkaktuar dëmtim emocional, për ta mbajtur dhe ruajtur kontrollin dhe pushtetin mbi viktimat e tyre.
Gjatë kësaj fushate nëpër tërë Kosovën do të vendosen pano, si dhe reklama në internet.