13 dhjetor 2021
Më 9 dhjetor, Zyra për Projekte e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjin në Kosovë (EULEX) organizoi një takim me Shefin e Misionit Lars-Gunnar Wigemark dhe të gjithë menaxherët e projekteve të vogla që janë duke u zbatuar aktualisht. Pjesëmarrësit diskutuan për progresin e secilit projekt që ka filluar gjatë këtij viti, si dhe për përfitimet, sfidat dhe mundësitë. “Misioni ynë i mbështetë institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile, dhe këto projekte janë një prej instrumenteve që e tregojnë më së miri përkushtimin tonë. Unë i inkurajoj dhe i mbështesë idetë që krijojnë ndikim të mirë për shoqërinë civile në Kosovë, përfshirë të gjitha komunitetet etnike,” tha Wigemark. Gjatë gjashtë muajve të fundit, 123 zyrtarë nga institucione të ndryshme, që përfshijë Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Prokuroritë, morën pjesë në kurse të trajnimeve të projekteve të vogla të EULEX-it.